Ritakim me atë që të theu zemrën dhe thjesht iku: Çfarë duhet të dini para

min lexim

Oh! Sa herë ju ka ndodhur të dilni para pasqyrës dhe të imagjinoni momentin e ritakimit me atë që u ndave edhe pse s’doje. Me atë që të theu zemrën bashkë me ëndrrat që kishit bashkë?! Nuk jeni të vetëm, na ka ndodhur të gjithëve të jetojmë me një shpresë të tillë, për t’u çliruar nga pengjet e së shkuarës apo thjesht malli për një njeri të rëndësishëm në jetën tonë. 

Para se ta ndani mendjen që doni një takim me ish-in, bëjini vetes këto pyetje: Çfarë jam duke kërkuar ekzaktësisht nga kjo gjë? Çfarë përfaqëson për mua sot ky njeri? Çfarë dua të tregoj vetes duke u takuar me të? A më kujton  mua ai/ajo një figurë prindërore dhe traumat e së shkuarës me të cilat duhet të përballem akoma?!

Shkruajini të gjitha këto pyetje dhe merrni kohën tuaj për t’u përgjigjur. Duke i dhënë përgjigje vetes do të kuptoni cilat janë arsyet pse doni një takim me të shkuarën tuaj, me atë njeriun që është larguar prej kohësh nga ju. 

Ndoshta qëllimi juaj është komplet naiv (sepse thjesht ke nevojë të flasësh), por para se ta bëni është mirë të analizoni disa gjëra për të mos u ngatërruar më pas.

Nëse e keni ndarë mendjen për një ritakim, ç’duhet të merrni parasysh?

E zëmë se të gjitha përgjigjet ju nxorën në përfundimin se po, doni ta takoni ish-in që s’e harruat kurrë, duhet të mblidhni pak informacion rreth tij/saj. A kanë partner tjetër tani? Si do të ndihej ai/ajo nëse ju do të ritakoheshit sërish? A ka ndryshuar ish-partneri juaj? Ka punuar me veten? Në çfarë kushtesh ndodheni ju të dy në këtë pikë të jetës?

Pasi t’i jeni përgjigjur gjithë këtyre pyetjeve siç duhet dhe të keni mbledhur informacionin e nevojshëm, jeni gati për një takim me të shkuarën. 

Mund ta merrni të parët hapin duke shkruar një mesazh kaq të thjeshtë sa ky që do lexoni tani.

“Mendoj se të dy jemi rritur mjaftueshëm dhe gjërat kanë ndryshuar. Unë kam punuar me veten dhe ti gjithashtu. Do të doja të flisnim pak me njëri-tjetrin.”

Ndoshta ky takim mund të jetë rinisje e marrëdhënies ose ndoshta ai/ajo mund ta refuzojë ftesën tuaj. Duhet të jeni të përgatitur për çdo lloj skenari. Çfarë s’duhet të harroni është se: nëse në të shkuarën sjelljet toksike kanë qenë prezente në raportin tuaj, e mira është të mos e merrni guximin për t’i ritakuar pasi gjasat që të përsëriten janë të larta. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lukashenko: Nëse Ukraina na pushton, do të kundërpërgjigjemi

Story i radhës

Maradona Junior i shkruan Dybalas

Të fundit nga