Rita Ora ishte duke mbajtur një stil të thjeshtë të shtunën, teksa mbërriti në Japoni së bashku me nënën e saj, Vera.
Këngëtarja 33-vjeçare pritet të performojë në Tokio më 15 tetor dhe në Osaka më 17 tetor dhe dukej e gëzuar teksa përshëndeti kalimtarët në Aeroportin “Haneda”.
Rita ishte veshur thjeshtë për udhëtimin, duke mbajtur një bluzë të thurur me printe dhe pantallona të gjera, të kombinuara me këpucë të verdha, shkruan DailyMail.
Ajo mbante gjithashtu një maskë të zezë dhe një kapele me print kamuflazhi për udhëtimin.
Ky udhëtim vjen në një kohë kur thuhet se Rita është e përfshirë në bisedime për të prezantuar ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” është në bisedime të avancuara për të prezantuar eventin që do të zhvillohet në arenën ‘Co-op Live’ në Manchester më 10 nëntor.
Ndërsa Rita kohët e fundit është ndarë nga menaxherja e saj afatgjatë dhe drejtuesja e ‘First Access Entertainment’, Sarah Stennett, ajo tashmë po përgatit projekte të reja.
Burimi: botasot.info