aktivitete stervitore te mpb se ne rajonin e ohrit 670e9f159350b

Aktivitete stërvitore të MPB-së në rajonin e Ohrit

October 15, 2024
1 minut lexim

Ohër, 15 tetor – Policia nga sot në rajonin e Ohrit do të fillojë me aktivitete përgatitore për ushtrimin demonstrues stimulues që pjesëtarët e MPB-së do ta realizojnë në datën 17 të këtij muaji në kanalin e “Studençishtës”, si dhe në disa pika në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Për shkak të kësaj, nga sot deri më 17 tetor në periudhën nga data 5 deri më 13 do të ketë kufizime në lundrimin në brendësi të vendit në një pjesë të rrugës ujore nga Kanali deri në kompleksion hotelierik “Ineks”. Në periudhën përkatëse, siç informojnë nga SPB-Ohër, do të ketë ndalesë të plotë të lëvizjes nëpër shtigjet e këmbësorëve rreth kompleksit “Ineks” si dhe ndalesë për parkim në hapësirën e parkingut te hoteli “Ineks Olgica”.

Më 17 tetor kur është parashikuar ushtrimi demonstrues, nga ora 10 deri më 13 ndalesë për lëvizje do të ketë edhe në shtegun e këmbësorëve nga ura tek kanali i “Studençishtës”, theksojnë nga SPB Ohër.

Njëkohësisht dërgohet apel te qytetarët t’i respektojnë udhëzimet e nëpunësve policor në hapësirën ku zbatohen masat e sigurisë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

cairi i basri latifit ndeshet me skuadren portugeze synon hakmarrjen per
Story i mëparshëm

Çairi i Basri Latifit ndeshet me skuadrën portugeze, synon hakmarrjen për Samadrexhën

rita ora shfaqet me maske ne aeroportin e tokios ndersa arrin per mini turneun e saj ne japoni me nenen e saj vera 670ea7873709b
Story i radhës

Rita Ora shfaqet me maskë në Aeroportin e Tokios, ndërsa arrin për mini-turneun e saj në Japoni me nënën e saj Vera

Të fundit nga

ShkoLartë