Rita Ora duket me shumë stil përkrah Taika Waititit teksa marrin pjesë në eventin e “Adidas”

Rita Ora dhe bashkëshorti Taika Waititi dukeshin tërë shkëlqim në eventin “Flipper’s Roller Boogie Palace x Adidas Originals” në Londër të shtunën në mbrëmje (2 dhjetor).

Krijuesja e hiteve, 33 vjeçe, tregoi stilin e saj të patëmetë me një xhaketë bezhë me saten, të bashkuar me një kapuç dhe pantallona të ngjashëm.

Ajo e kompletoi ‘look’-un me atlete të kaltra, ndërsa e përfundoi me syze dielli të theksuara portokalli dhe bizhuteri ari.

Image

Rita Ora dhe Taika Waititi

Ndërkohë Taika, 48 vjeç, veshi një bluzë dhe pantallona të kaltër, së bashku me një bluzë rozë të zbehtë.

Kjo vjen pasi Rita po i largohet pak kohë muzikës pasi kohët e fundit e ka kthyer vëmendjen në një perspektivë tjetër karriere.

Image

Rita Ora dhe Taika Waititi

Këngëtarja ka kaluar kohë në vendlindjen e saj në Kosovë dhe ka vendosur ta lërë mënjanë shkrimin e këngës së saj teksa eksploron një rrugë të re karriere – realizimin e dokumentarëve.

Ajo ka punuar me të njëjtin ekip pas filmit të fundit të Nirvanas, teksa gërmohet në një projekt të fokusuar në kulturën e atdheut të saj.

Image

Rita Ora
Story i mëparshëm

“Ndërrimi i lokacionit të varrit të Liridonës është legjitime”/ Flet avokati, tregon si duhet vepruar

Story i radhës

Forrmacioi i Dukagjinit

Të fundit nga