“Ndërrimi i lokacionit të varrit të Liridonës është legjitime”/ Flet avokati, tregon si duhet vepruar

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se kërkesa për ndërrimin e lokacionit të varrit të Liridona Ademaj, është legjitime.

Sipas tij, pas kësaj kërkese organet e drejtësisë duhet të reflektojnë pa vonesa.

“Mund të konstatohet se ndërrimi i lokacionit të varrit të të ndjeres nuk ka pengesa ligjore, andaj mund të ndërrohet, si dhe ta udhëzojë Policinë për të ofruar asistencë për shkaqe sigurie, ndonëse kjo e fundit për këtë gjë është e vetëdijshme”.

Postimi i plotë:

Kërkesa e familjes së të ndjeres Liridona, për ndërrim të lokacionit të varrit, është legjitime dhe nuk ka pengesa ligjore.

Andaj në lidhje me një kërkesë e tillë drejtuar organeve të drejtësisë, të njëjtat duhet reflektuar pa vonesë.

E gjithë ajo çfarë duhet bërë prokurorja e rastit në lidhje me këtë kërkesë, është që të konstatojë nëse ka apo jo nevojë për sqarimin e ndonjë rrethane lidhur me shkakun, mekanizmin dhe mënyrën e vdekjes së të ndjeres, përmes autopsisë shtesë mjeko ligjore, nëse jo, të konstatohet kjo gjë.

Me vet faktin se është kryer varrimi, autopsia është bërë, ka përfunduar kompetenca e prokurorit të çështjes.

Po ashtu, mund të konstatohet se ndërrimi i lokacionit të varrit të të ndjeres nuk ka pengesa ligjore, andaj mund të ndërrohet, si dhe ta udhëzojë Policinë për të ofruar asistencë për shkaqe sigurie, ndonëse kjo e fundit për këtë gjë është e vetëdijshme.

Story i mëparshëm

“Ka një komplot ndaj meje”- Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, gjykata cakton masën e sigurisë për Maliq Markun

Story i radhës

Rita Ora duket me shumë stil përkrah Taika Waititit teksa marrin pjesë në eventin e “Adidas”

Të fundit nga