1 Janar – Është e palejueshme që nxënësit në shekullin e 21 të marrin njohuri nga libra që janë përplot me gabime përmbajtësore.
Gabimet logjike që po i hasim në tekstet shkollore janë marrëzi shkencore, vlersëson për TVM 2 eksperti, Avzi Mustafa.
Sipas tij, mungon koordinimi mes institucioneve si Këshilli Pedagogjik, Komisioni Nacional, Byroja për Zhvillimin e Arsimit .
Ai thotë se ligjet ekzistojnë por të njejtat nuk zbatohen. Problemi kryesor qëndron te fakti se kur përzihen më shumë institucione në vlerësimin e një teksti, asnjëra nuk e merr përgjegjësinë.
Problem shtesë paraqet edhe përzierja e politikës në zgjedhjen e recenzentëve dhe autorëve për një tekst të caktuar, praktikë kjo që sipas tij, duhet të ndërpritet urgjentisht.
“Recenzentët duhet të jenë njerëz që e njohin problematikën jo njerëz të caktuar nga politika , megjithëse shpallet një konkurs por asnjëherë nuk e zbatojnë atë, sepse recenzentët zgjidhen paraprakisht. Autorët duhet të jenë shtetas të RMV së dhe autori që merr përgjegjsësinë më të madhe nuk është e arsyeshme që të jetë autor pa pasur praktikën mësimore. Autor mund të jetë profesor që e njeh problemin por i mungon puna në shkollë fillore dhe nuk i din çka i duhet një nxënësi të kalsën 1,2, 7,8 etj” – u shpreh eksperti i Arsimit, Avzi Mustafa.
MASH nuk duhet të paraqitet si botues, zgjidhja, të licencohen disa shtëpi botuese
Zgjidhjen e kësaj problematike Mustafa e sheh përmes licencimit të disa shtëpive botuese konkurrente .
“Të licencojë dy tre shtëpi botuese dhe ata do të jenë përgjegjës. Ata do të zgjedhin lektorë, autor ata do të zgjedhin recenzentë dhe kështu do të ketë edhe konkurencë në mes të shtëpive botuese dhe përgjegjësia do të jetë mbi to” – deklaroi Mustafa.
Mustafa shton se analizë e teksteve shkollore duhet të bëhet çdo pesë vite kur eshtë edhe afati i ndërrimit të tyre. Të shihet a i plotëson kriteret një tekst i caktuar për ribotim apo nevoitet përpilimi i një teksti të ri shkollor.
Burimi: zhurnal.mk