rinia na dha shprese protestuesi nuk kemi spitale dhe shkolla ndertimet jashte standardit 6a35819e3b3e7

“Rinia na dha shpresë”- Protestuesi: Nuk kemi spitale dhe shkolla, ndërtimet jashtë standardit

June 19, 2026
1 minut lexim

Edhe sot vijoi protesta kundër qeverisë Rama në ditën e 20-të të revoltës qytetare. 

Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një qytetar që kishte ardhur nga Lezha foli për mikrofonin e News24.

Ai u shpreh se rinia i dha shpresë vendit. Sakaq, i bëri thirrje Ramës e Berishës të largohen nga politika.

Protestuesi: Kam ardhur me forcën e shpirtit të mbështes këtë forcën e rinisë, këtë lule që na ngjalli shpresën. Këta të rinjtë e mrekullueshëm. Kryeministri të largohet amël butë, mendoj se kjo rini edhe do ti falë edhe ndonjë pjesë të fajit. Përndryshe këto do na bëjnë mendojnë se janë ushunjëza. Që të mos digjemi i bëj thirrje të largohen butë. Mbi të gjitha për Sali Berishën që vjen nga Shqipëria e epërme, mos i korist ë parët e vet.

Unë mendoj të largohen amël butë. Unë falë Zotit nalt dhe vetes poshtë pa ndihmën e qeverisë jetoj mirë. Jetoj mbi mesataren qytetit të Lezhës. Por ne nuk kemi spitale, nuk kemi shkollë. Të gjitha ndërtimet janë të gjitha jashtë standardeve. I kujtoj kryeministrit dhe SPAK të lexojnë kodet e Hamurabit, janë aktuale të DASH. Aty flitet që një ndërtues dënohej me vdekje kur ndërtimi prishej. 3700 vjet më parë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cast mberrin ne mitrovice haxhiu e verteta po shkruhet ne muret e kosoves 6a3581148a6a9
Lajmi i mëparshëm

​“Çast” mbërrin në Mitrovicë, Haxhiu: E vërteta po shkruhet në muret e Kosovës

hungaria kufizon mandatet e kryeministrit orbanit i mbyllet dera per rikthimin ne pushtet 6a3581f5d72bb
Lajmi i radhës

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbanit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Të fundit nga

ShkoLartë