cast mberrin ne mitrovice haxhiu e verteta po shkruhet ne muret e kosoves 6a3581148a6a9

​“Çast” mbërrin në Mitrovicë, Haxhiu: E vërteta po shkruhet në muret e Kosovës

June 19, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në zbulimin e muralit “Çast” në Mitrovicë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas saj, murali “Çast” po kalon nga qyteti në qytet dhe po shndërrohet në një udhë të kujtesës, pasi pas Prishtinës, Therandës, Pejës dhe Mitrovicës, ai do të vendoset edhe në Drenas, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Prizren.

Haxhiu tha se kujtesa nuk duhet të mbetet vetëm në salla përkujtimore, por duhet të jetë e pranishme edhe në hapësirat publike, pranë shkollave, shtëpive dhe rrugëve ku qytetarët kalojnë çdo ditë.

Ajo theksoi se murali “Çast” u kushtohet personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë dhe se përmes tij po bëhet më e dukshme e vërteta dhe historia e tyre.

U.D. Presidentja rikujtoi se krimet e luftës, përfshirë dhunën seksuale gjatë luftës, nuk falen dhe nuk parashkruhen, duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën për hetimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre krimeve.

Ajo shtoi se, megjithëse një mural nuk mund ta zëvendësojë drejtësinë dhe as ta shuajë dhimbjen, ai ndihmon në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe në nderimin e të mbijetuarve, të cilët meritojnë respekt dhe mbështetje të vazhdueshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani kushtezon bisedimet me shba ne nese nuk ka armepushim te plote ne liban 6a357c85cbd3e
Lajmi i mëparshëm

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

rinia na dha shprese protestuesi nuk kemi spitale dhe shkolla ndertimet jashte standardit 6a35819e3b3e7
Lajmi i radhës

“Rinia na dha shpresë”- Protestuesi: Nuk kemi spitale dhe shkolla, ndërtimet jashtë standardit

Të fundit nga

ShkoLartë