hungaria kufizon mandatet e kryeministrit orbanit i mbyllet dera per rikthimin ne pushtet 6a3581f5d72bb

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbanit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

June 19, 2026
1 minut lexim

Në Hungari është miratuar një ndryshim i rëndësishëm kushtetues që vendos kufizime të reja për mbajtjen e postit të kryeministrit, duke i mbyllur praktikisht rrugën një rikthimi të mundshëm të Viktor Orban.

Amendamenti, i miratuar nga parlamenti hungarez dhe i dekretuar nga Presidenti Tamás Sulyok, përcakton një limit maksimal prej tetë vitesh për ushtrimin e detyrës së kryeministrit. Duke qenë se Orbsn ka udhëhequr vendin për rreth dy dekada, rregulli i ri e përjashton atë nga mundësia për të kandiduar sërish për këtë post.

Ligji, i njohur jozyrtarisht si “Lex Orban”, u miratua me shumicë të gjerë në parlament dhe më pas iu përcoll presidentit për firmë. Edhe pse Sulyok shprehu rezerva mbi ndikimin e tij në vullnetin e zgjedhësve, ai vendosi ta dekretojë ndryshimin kushtetues pa e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas autoriteteve, kufizimi i mandateve është pjesë e një reforme më të gjerë politike të promovuar nga kryeministri aktual Péter Magyar, i cili ka deklaruar se një masë e tillë do të zbatohej për të gjithë liderët e ardhshëm, përfshirë edhe vetë atë.

Vendimi ka thelluar tensionet politike në Budapest, ku opozita dhe presidenti janë përfshirë në përplasje të hapura për rolin e institucioneve dhe drejtimin e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rinia na dha shprese protestuesi nuk kemi spitale dhe shkolla ndertimet jashte standardit 6a35819e3b3e7
Lajmi i mëparshëm

“Rinia na dha shpresë”- Protestuesi: Nuk kemi spitale dhe shkolla, ndërtimet jashtë standardit

anne hathaway shtatzene per here te trete zbulon barkun ne st tropez 6a3582be6b570
Lajmi i radhës

Anne Hathaway shtatzënë për herë të tretë, zbulon barkun në St. Tropez

Të fundit nga

ShkoLartë