Rikthimi i Ilir Metës në LSI më 25 korrik, Kryemadhi porosi kryetarëve të rretheve

min lexim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me krerët e degëve dhe porositë e saj për Konventën e 25 korrikut, ku mendohet se do të ketë edhe një rikthim të Ilir Metës, të cilit i mbaron mandati në 24 korrik.

“Në pranverë kemi zgjedhje dhe duhet të jemi shumë më të përgatitur sa i përket prezencës tonë. Angazhimi ynë duhet të jetë më i madhe krahasuar me fushatat e tjera.

25 korriku është Konventa Kombëtare. Numri i delegatëve nuk e kalon 800. Ka disa largime, disa jashtë shtetit, disa janë larguar nga LSI, gjë që në bashkëpunim me kryetarët në rretheve ne duhet të vendosim një korrdinim për të pasur evidentimin e atyre që janë larguar.

LRI duhet të këtë angazhimin e saj për përgatitjen e kandidatëve

25 korriku ka një rëndësi të veçante për ne. Dua që ta marrim seriozisht të gjithë, grupi i punës po punon dhe kush tjetër dëshiron të na bashkëngjitet.

Edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të kemi një plan masash që do të duhet për ta shpalosur në Kuvend.

Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme, jo si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit që nëse ndihem të kërcënuar është e vetmja mënyrë për të protestuar, jo për PD por për veten e tyre.

Mendoj që është e rëndësishme që të njoftojmë njerëzit, të shpërqendrohen nga ajo indiferenca që kanë.

Jam e bindur që ne të gjithë kemi marrë pjesë në protesta pavarësisht kush i ka thirrur s’kanë munguar asnjëherë njerëzit e LSI por kur e bëjmë dhe më politike e prezente njerëzit sensibilizohen më shumë”, tha Kryemadhi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rugova: Mbështesë vajzat e Prishtinës 

Story i radhës

BDI: Stop protestave të dhunshme anti-europiane nga forcat pro-ruse

Të fundit nga