Rugova: Mbështesë vajzat e Prishtinës 

Drejtor i Sportit në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, vizitoi futbollistet e Prishtinës.

Rugova i premtojë mbështetje futbollisteve të klubit prishtinas.   

“Kënaqësi e madhe me e pa vullnetin e pashtershëm të çikave tona në sport KFF Prishtina.

Sot, së bashku me nënkryetarën Donjeta Sahatçiu, u kënaqem me Klubin e Futbollit të Vajzave të Prishtinës në Berrnicë, talenti dhe dashnia e tyre për futbollin është për çdo lakmi.

Çikat tona e kanë dëshmuar vazhdimisht se me një mbështetje minimale, mund të arrijnë suksese maksimale. Madje, përtej edhe çdo pritshmërie – deri te medaljet Olimpike.

Prandaj, si Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës do të bëjë gjithçka në kapacitetin tim që të mbështesë vajzat e Klubit të Futbollit Prishtinës, por edhe secilit sport tjetër, drejt ndërtimit të një të ardhme dhe karriere të suksesshme!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A mund të parashikojnë vërtet ëndrrat të ardhmen?

Story i radhës

Rikthimi i Ilir Metës në LSI më 25 korrik, Kryemadhi porosi kryetarëve të rretheve

Të fundit nga