Rikthimi i Balotellit shkakton polemika

January 26, 2022
1 minut lexim

Mario Balotelli është përfshirë në listën e 35 të grumbulluarve nga Roberto Mancini për t’i provuar në Coverciano.

Një kthim i rëndësishëm për sulmuesin që mungonte prej kohësh nga xhiroja e Axurrëve. Një fakt që nuk është pritur shumë mirë nga jashtë.

Mes atyre që janë befasuar nga ky vendim i trajnerit ka qenë edhe Emanuele Giaccherini, i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë çështje.

“Unë nuk do ta kisha grumbulluar kurrë, por duhet të ketë një arsye pse Mancini e ka grumbulluar. Sipas meje ka shumë të rinj italianë gati për kombëtaren dhe që shërbejnë më shumë se ai”, ka thënë ish-fantazisti për DAZN.

“Ishte zhdukur nga radarët, tani luan në Turqi në një kampionat që nuk është në një nivel me atë italian dhe shumë të tjerë. Po bën mirë, por duke e njohur është gjithmonë ai lojtar që ka bërë disa gjëra negative. E mbajmë mend në Europianin e 2012-ës, por njëkohësisht edhe për disa episode të papëlqyeshme”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy shenja të horoskopit reagojnë keq ndaj stresit: Jeni mes tyre?

Story i radhës

Pas sulmit me tritol, kreu i FSHF-së ruhet “me polici”

Të fundit nga

ShkoLartë