Një rikthim i bujshëm ka ndodhur në Formula 1, me Daniel Rikardon që do të jetë pjesë e skuadrës “AlphaTauri” për pjesën tjetër të sezonit duke zëvendësuar Nik De Vris.
Talenti holandez nuk ka grumbulluar asnjë pikë deri më tani këtë sezon dhe kjo ka shtyrë drejtuesit e “AlphaTaurit” që ta zëvendësojnë me një pilot më me eksperiencë siç është Rikardo duke nisur që nga Çmimi i Madh i Hungarisë.
“Jam vërtet i kënaqur që të mirëpres Daniel sërish në skuadër.
Nuk ka asnjë dyshim sa i përket aftësive të tij në pistë dhe ai njeh shumë prej nesh. Skuadra do të përfitojë shumë nga eksperienca e tij, pasi ai ka fituar 8 gara në karrierën e tij në Formula 1”, u shpreh drejtori i “AlphaTauri”, Franc Tost.