Rikthehet në kombëtaren e Spanjës

March 23, 2023
1 minut lexim

Iago Aspas është rikthyer në kombëtares spanjolle pas plot katër vitesh.

Kapiteni i Celta Vigo-s është i lumtur për ftesën e marrë nga trajneri Luis de la Fuente.

35-vjeçari, autor i 14 golave gjatë këtij sezoni në La Liga me Celtan e tij, nuk e kurseu një thumbim ndaj Luis Enrique-s, ish-trajnerit të Spanjës.

“Është një krenari e madhe dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim. Do të kisha dashur të rikthehesha më shpejt. Por trajneri që ishte besonte se kishte lojtarë të tjerë më të mirë se unë.

Ishin momente të vështira, unë po bëja mirë me ekipin tim, por emri im nuk përfundonte kurrë në listën e lojtarëve të grumbulluar.

Nuk i kërkova kurrë shpjegime ish-trajnerit, as ai nuk më ka telefonuar kurrë. Nuk isha kurrë dakord me vendimet e tij, por asnjëherë nuk u ulëm të bisedonim”, theksoi sulmuesi galician.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dita e parë e Ramazanit/ Plaku thotë: Groshën e mirë e bën “domaqinka e mirë” (VIDEO)

Story i radhës

Një aplikacion shtetëror për të shtuar martesat në Kinë

Të fundit nga

Dinamo firmos me befasinë e sezonit

Florenc Farruku do të jetë futbollisti më i ri që i shtohet Superiores. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me Burrelin dhe tashmë sezonin e ri do të luajë në elitë. Matjani
sqmken
ShkoLartë