Rikthehet makthi i Covid, pas Kinës, Italia regjistron rritje të të infektuarve

Koronavirusi duket se është rikthyer si në Kinë ashtu edhe në Itali, me të dyja vendet që kanë regjistruar rritje të rasteve gjatë ditëve të fundit.

Për të tretën ditë radhazi, Kina regjistroi një numër rekord të rasteve të SARS-CoV-2 në 24 orë, duke çuar numrin në 35,183, nga të cilët 3,474 kishin simptoma dhe 31,709 ishin asimptomatikë.

Italia gjithashtu ka regjistruar rritje të rasteve të koronavirusit, me indeksin e transmetueshmërisë (1.0), sipas një deklaratë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (ISS).

Në periudhën 18-24 nëntor, Italia regjistroi 388 raste me Covid-19 për 100,000 banorë, në krahasim me 353 (për 100,000 banorë) një javë më parë. Të hënën e kaluar fondacioni GIMBE tha se numri i pacientëve të shtruar në spital ka shënuar rritje, veçanërisht në ICU (+22 më shumë se një javë më parë).

Italia ka hequr masat kufizuese për pandeminë, me përjashtim të spitaleve, dhe azileve.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Armiqësitë” në “Dancing” dhe zërat për emrin e fituesit, rrëfehet Ardit Çuni: Si ndryshoi jeta pas daljes nga BBV

Story i radhës

Ja si devijojnë linjat e autobusëve pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

Të fundit nga