Rikthehet Lulzim Basha/ Ish-kreu i PD zhvillon sot takimin e parë me të rinjtë

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis rikthimin në politikë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Basha do të zhvillojë një takim pasditen e sotme me të rinjtë, ku pritet të diskutohen shumë çështje, teksa kjo lëvizje vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.

Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike një vit më parë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe në krye të PD-së u vendos Sali Berisha.

Pas vendimit të gjykatës, PD u drejtua nga kreu në detyrë Enekelejd Alibeaj.

Rikthimi i Bashës u paralajmërua nga disa analistë, teksa dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi foli për këtë lëvizje të tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta humbet 350 milionë dollarë nga motori i kërkimit të imazheve GIF

Story i radhës

Osmani flet për raportin me Kurtin, tregon mos pajtimet që ka me të

Të fundit nga