Rikthehet furnizimi me energji në centralin e Zaporizhjës

min lexim

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, tha se është rikthyer furnizimi me energji në centralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainë.
Në këtë peridhë situata në central ishte cilësuar e “pasigurtë” në lidhje me sigurinë bërthamore.

“Ndërprerja e mëngjesit të sotëm u shkaktua nga dëmtimi pas bombardimeve në një nënstacion të largët, duke nënvizuar se sa e pasigurt është situata. Ne kemi nevojë për një zonë mbrojtëse sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai në një postim në Tëitter më 12 tetor.

Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Grossi takoi presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë më 11 tetor, si pjesë e përpjekjeve të IAEA-së për të parandaluar një aksident në uzinë. Ai po ashtu ka shtyrë përpara idenë e krijimit të një zone të sigurisë rreth centralit.

Grossi do të takohet edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, më vonë gjatë kësaj jave, për të diskutuar rreth centralit./REL

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Detajet/ Doli nga makina dhe e qëlluan, si ndodhi plagosja me armë në Vlorë

Story i radhës

Njihuni me qytetet ku bie më shumë shi (FOTO LAJM)

Të fundit nga