22 shkurt – Rihapja madhështore e Drogerisë së rinovuar ishte paralajmëruar nga kompania për më datë 23 shkurt dhe me këtë rast u shpallën zbritje prej -15% në absolutisht gjithçka…edhe të produkteve tashmë me zbritje! Zbritjet do të zgjasin 4 ditë, nga data 23.2 deri më 26.2.2023.
Dalëngadalë, por sigurt po afron dita e rihapjes së Drogerisë dm në QT City Mall. Drogeria dm në QT City Mall, e cila u hapnë vitin 2012 pas dhjetë vitesh funksionim, u mbyll në fund të janarit për rinovime. Pas pothuajse një muaji, do të mund të blini sërish në këtë drogeri, në zinxhirin më të madh të drogerive në Evropë, si dhe të shijoni cilësinë e dëshmuar gjermane me çmime fantastike.
Si një kompani, në parimet e punës së së cilës është rrënjosur thellë përgjegjësia sociale, në çdo hapje të re të Drogeritë dm dhurojnë një pjesë të fitimit të saj për qëllime humanitare. Kjo praktikë nuk do të jetë përjashtim nga kjo rihapje dhe një pjesë e fitimit të arritur atë ditë kompania do ta dhurojë për blerjen e spirometrit për pacientët me fibrozë cistike, në Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji në IShP në Shkup.
Drogeria dm e rinovuar mbulon sipërfaqe shitjeje prej 330.82 m2, depo 63.79 m2 dhe sipërfaqe ndihmëse 19.22 m2. Siç thuhet nga kompania, me rinovimin janë zgjeruar disa kategori produktesh dhe janë investuar pajisje të reja, të cilat do të përmirësojnë përvojën unike të blerjeve për klientët, por edhe do të lehtësojnë funksionimin e vetë drogerisë.
Bëhuni pjesë e kësaj rihapjeje madhështore të dm-së në QT City Mall dhe përfitoni nga zbritjet e dm-së prej -15% në absolutisht gjithçka…edhe produkteve tashmë me zbritje!