Rihanna ka dëshmuar edhe një herë se di ta kthejë një veshje të thjeshtë casual në një deklaratë mode.
Këngëtarja dhe sipërmarrësja u fotografua teksa po dilte për darkë në Nju Jork, e veshur me një komplet sportiv nga Chloé, të cilin e kombinoi me aksesorë luksozë.
Artistja kompletoi pamjen me një çantë elegante nga Fendi dhe syze dielli nga Louis Vuitton, duke krijuar një kombinim ku rehatia dhe luksi bashkohen në mënyrë perfekte.

Rihanna zgjodhi një stil të relaksuar, por me detaje të kuruara, duke treguar edhe një herë aftësinë e saj për të sjellë elegancë edhe në veshjet e përditshme.
Dalja e saj në rrugët e Nju Jorkut tërhoqi vëmendjen e fotografëve, ndërsa pamja e saj u komentua si një tjetër shembull i stilit të veçantë të artistes, e cila shpesh eksperimenton me modën dhe kombinon pjesë sportive me marka të njohura luksi.

Burimi: botasot.info


