Rihanna dukej elegante dhe njëkohësisht sportive me një xhaketë rozë Miu Miu, me vlerë 2,250 paund, teksa u largua nga hoteli i saj në Nju Jork të premten, së bashku me partnerin e saj A$AP Rocky dhe vajzën e tyre, Rocki.

Këngëtarja 38-vjeçare e kishte kombinuar xhaketën e stilistit me pantallona të shkurtra të zeza prej xhinsi, taka elegante dhe vathë të mëdhenj në formë rrethi, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
A$AP Rocky, 37 vjeç, u shfaq si një baba i përkushtuar, teksa mbante në krahë vajzën e tyre, 11 muajshe, si dhe ndenjësen e makinës.

Çifti, i cili është bashkë prej rreth gjashtë vitesh, kanë gjithashtu dy djem, RZA, katër vjeç, dhe Riot, tre vjeç.
Dalja familjare vjen pasi Rihanna publikoi në Instagram, në fillim të këtij muaji, disa fotografi të rralla me të tre fëmijët e saj.


Ajo i mori fëmijët në shtëpinë e saj të fëmijërisë në Barbados, ku rruga në të cilën u rrit u riemërtua në nder të saj.
Burimi: botasot.info


