Rifreskim në kryesinë e ASH-së, njihni me të rinjtë që u bënë pjesë e saj

April 24, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur dje 23 anëtarët e parë të Kryesisë së partisë, ndërsa gjatë periudhën në vijim pritet të zgjidhen edhe anëtarë të tjerë.

Përpos deputetëve të dëshmuar në përgaditje dhe të suksesshëm në punën e grupit parlamentar, si dhe kryetarëve të komunave të cilët u dalluan për transparencë dhe suksese në menaxhim, që sipas statutit të partisë janë anëtarë me automatizëm, pjesa tjetër dërmuese janë kuadro të rinj, profesionist dhe të suksesshëm në karierën e tyre personale.

Pjesë e kryesisë së ASH-së do të jetë Flakron Bexheti, doktor i shkencave politike i cili deri më tani ka ushtruar postin e zëdhënësit të partisë, ndërsa ka qenë aktiv që në ditët e para të themelimit të partisë.

Naim Bajrami, magjistër i shkencave politike në fakultetin juridik “Justinian Prima”- Shkup, paraprakisht zëdhënës dhe një nga figurat më aktive të ASH-së në Shkup.

Vjollcë Berisha, doktor shkence, ligjëruese universitare e gjuhës dhe letërsisë shqipe, publiciste dhe botuese, kryetare e Asamblesë së Gruas në ASH.

Kryesisë së partisë i është bashkangjitur edhe Nazim Taipi, Nazim Taipi, me titull master i shkencave të komunikimit dhe ekonomi në Universitetin e Friburgut, Zvicër. I suksesshëm me bizneset private në Zvicër, Taipi i rikthyer nga diaspora për të kontribuar në vendlindje.

Premtime Zylali Deliaj, magjistre e Gjuhës dhe letërsise Angleze dhe poashtu përkthyese e autorizuar gjyqësore, Suzana Paçuku, menaxhere në Banjat e Dibrës Capa, për objektin Hotel Banja Kosovrast, aktiviste e kahmotshme e ASH-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Peci në Bajgorë, viziton bujkun që kultivon dy hektarë patate

Story i radhës

Mickoski i bën thirrje qeverisë që t’i pranojë kërkesat e mësimdhënësve

Të fundit nga

ShkoLartë