Merkaton e fundit, Richarlison vendosi të ndryshonte skuadër teksa u transferua nga Everton te Tottenham për shumën e 60 milionë paundëve. Sulmuesi brazilian ishte një kërkesë ekzkluzive e trajnerit Antonio Conte teksa vetë 25-vjeçari së fundmi zbulon se italiani ishte vendimtar për të ardhmen e tij duke qenë se atë e dëshironin edhe klubi si Arsenal apo Chelsea.
“Unë e di që në verë Chelsea bëri një ofertë për mua dhe besoj gjithashtu që edhe Arsenal pati kontakte me Evertonin për të mësuar më shumë rreth situatës sime.
Por, te Tottenham u treguan të shpejtë dhe përmbushën kërkesat e Everton. Ishte e thjeshtë, Evertonit iu desh të shiste disa lojtarë për shkak të Fair Play Financiar dhe negociatat me Tottenham ishin shumë të shpejta.
Unë isha në Brazil kur mësova për interesin e Tottenham dhe mu bë qejfi sepse janë një skuadër e fortë. Pastaj edhe Antonio Conte më telefonoi në kohën kur klubet po negocionin dhe më shprehur dëshirën për të më pasur në skuadër, ajo telefonatë në fakt ishte vendimtare për mua”, tregon Richarlison.