Sulmuesi Richarlison po mendon largimin nga skuadra e Everton, pasi në drejtim të tij ka oferta nga klube të mëdha dhe merkatoja e verës pritet të jetë e “nxehtë” për të.
Braziliani me 6 golat e tij të shënuar në këtë sezon ndihmoi skuadrën e Frank Lampard të siguronte qëndrimin në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm.
Por, klubi nga Merseyside tani po përgatitet për mundësinë e humbjes së yllit nga Amerika e Jugut, përpara sezonit të ardhshëm.
Një numër i madh klubesh kanë shfaqur interes për 25-vjeçarin, ku rivalët e Tottenham po monitorojnë nga afër situatën e lojtarit.
Gjithashtu vazhdon “lufta” mes Real Madridi dhe PSG për transferimin e Richarlisonit. Sipas “Daily Mail”, Richarlison ka edhe dy vite kontratë me Everton.