Bushi: MPB përmes programit K5 ndau vendime pune edhe për 49 nëpunës administrativ

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook sot ka informuar opinionin se sot janë shpërndarë edhe 49 vendime pune për nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit të Qeverisë K5.

Bushi me këtë rast ka thënë se në frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është prioritet i Ministrisë së Brendshme, prandaj me sukses ka përfunduar dhënia e vendimeve të punës për nëpunësit administrativ të punësuar në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

“Më bën krenar fakti që sot brenda ditës u ndanë vendime pune për 49 nëpunës administrativ, kurse në afat sa më të shkurtër atyre do tu bashkëngjiten edhe  administrator të tjerë të cilëve gjithashtu do tu japim vendime të punës për kohë të papërcaktuar. Edhe pse filtrimi për sistemimin ose pranimin e nëpunësve administrativ është kompleks, këta administrator sa më shpejt që të jetë e mundur do të nisin me punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në pozicionet e caktuara paraprakisht sipas nivelit të arsimimit të tyre në pozita të larta pranë ministrisë”, ka shkruar Bushi.

Story i mëparshëm

Richarlison mendon largimin

Story i radhës

Osmani nga Irpin: Vizita në Ukrainë është akt i mbështetjes dhe solidaritetit

Të fundit nga