riaktivizohen flaket ne pyllin e poros ne vlore shkrumbohet nje siperfaqe e konsiderueshme me pisha 68aeef0a59888

Riaktivizohen flakët në pyllin e Poros në Vlorë, shkrumbohet një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha

August 27, 2025
1 minut lexim

Edhe pse gjatë gjithë natës vatrat e zjarrit në pyllin e Poros, pranë hidrovorit, janë mbajtur nën monitorim, rreth orës 11:30 të ditës së sotme flakët janë riaktivizuar sërish.

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, si dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura që po asistojnë në monitorimin dhe shuarjen e zjarrit.

Deri më tani, flakët kanë qëndruar të ndezura për gati 48 orë, duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha.

Ndërkohë, pjesa tjetër e pyllit vijon të mbahet në vëzhgim të rreptë, pasi ekziston rreziku që flakët të kalojnë kanalin e hidrovorit dhe të përhapen në zonën tjetër të pyllit, e cila është e dendur dhe e vështirë për ndërhyrje.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokurorise si lejohet ti zbuloje emrat e kater prej 11 personave qe iu ndalua vizita tek thaci 68aeee62785b3
Lajmi i mëparshëm

Prokurorisë s’i lejohet t’i zbulojë emrat e katër prej 11 personave që iu ndalua vizita tek Thaçi

korean air ben porosine me te madhe te aeroplaneve boeing ndonjehere 68aeef73d39fe
Lajmi i radhës

Korean Air bën porosinë më të madhe të aeroplanëve Boeing ndonjëherë

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë