​Rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet në BeH: Komshiq kryeson, Izetbegoviq po humb

min lexim

Në Bosnjë e Hercegovinë janë publikuar rezultatet e para jo zyrtare pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Mbi 3.3 milionë votues kishin të drejtë vote në zgjedhjet e këtij viti, të cilët duhej të zgjidhnin 518 zyrtarë në nivele të ndryshme të qeverisjes, prej tyre tre anëtarë të Presidencës së BeH, 42 deputetë në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të BeH, 98 deputetë në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së BeH, 83 deputetë në Parlamentin e Republikës Serbe, deputetë në kuvendet e dhjetë qarqeve në Federatën e BeH-së, si dhe kryetari e dy nënkryetarë të Republikës Serbe.

Zhelko Komshiq po rrit avantazhin e tij në garën zgjedhore për anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës nga radhët e popullit kroat ndaj kandidates së HNS BeH Borjana Krishto, ndërsa Denis Beqiroviq kryeson përpara kreut të SDA Bakir Izetbegoviq, pas numërimit të 60 për qind të votave.

Sipas të dhënave që u vunë në dispozicion të mediave në selinë e SDA në Sarajevë sonte para orës 22:00, pas numërimit të pak më shumë se gjysmë milioni votave, rezulton se Komshiq ka marrë 118 mijë vota ose 67 për qind dhe Borjana Krishto pak më shumë se 50 mijë vota ose 33 për qind.

Më shumë se 180.000 votues ose 55 për qind votuan për Denis Beqiroviq nga SDP, dhe 136.000 ose rreth 40 për qind për Izetbegoviq.

Në garën për anëtarin serb të Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, sipas të dhënave të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), kandidatja e tyre Zhelka Cvijanoviq prin me 200 mijë vota ose 58 për qind, ndërsa Mirko Sharoviq nga Partia Demokratike Serbe ka 130 mijë vota ose 38 për qind.

Edhe pse rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nuk janë shpallur ende, selia zgjedhore e PDP-së opozitare në Banja Llukë pretendon se kandidatja e tyre për kryetar të Republikës Serbe Jelena Triviq ka fituar 53 për qind, ndërsa Milorad Dodik 45 për qind.

SNSD, partia e Milorad Dodik, pretendon se Dodik kryeson me 28.232 vota në zgjedhjet për kryetar të Republikës Serbe në krahasim me Jelena Triviq (21.491) nga 300 qendra votimi, transmetojnë mediat e Bosnje e Hercegovinës.

Story i mëparshëm

Rrëfimi interesant/ U takuam përmes një faqe interneti dhe përfunduam në shtrat, por tani ne…!

Story i radhës

Vazhdon festivali i volejbollit për fëmijë

Të fundit nga