Aibnb tha se kërkesa për udhëtimi preku nivelet rekord pavarësisht ngadalësimit ekonomike dhe rritjes së çmimeve.
Afro 104 milionë netë janë rezervuar në platformë për periudhën Prill-Qershor, një rekord i ri për uebsajtin.
Qëndrimet në afate të gjata patën rritjen më të lartë, një trend i nxitur për shkak edhe të punës në distancë.
Në tërësi rezervimet u rritën me 25% krahasuar me vitin e kaluar në 103.7 milionë dhe 24% më shumë sesa në 2019-ën.
Performanca ndihmoi kompaninë me financat gjithashtu duke regjistruar të ardhura prej 2.1 miliardë dollarësh.
Mëse gjysma e rezervimeve janë më të gjata se 1 javë tha kompania. Kërkesa më të lartë ishte në Amerikën e Veriut, një rritje me 37%.
Kompania raportoi një fitim prej 379 milionë dollarësh, krahasuar me 68 milionë dollarë humbje një vit më parë. /PCWorld Albanian