Rexhepi: Universiteti “Nënë Tereza” me hapësira të reja në kazermën Ilinden në Shkup

May 6, 2022
1 minut lexim

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Bekim Rexhepi sot realizoi takim pune me rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. dr. Izet Zeqiri me çrast i dorëzoi atij vendimin e Minitrisë së Transportit dhe Lidhjeve me të cilin lejohet fillimi i ristruktuimit të objekteve në kuadër të kazermës Ilinden që i janë ndar këtij universiteti.

Me këtë, nga sot Universiteti Nënë Tereza ka në pronësi të plotë tokën prej 50 mijë metrash katrorë dhe gjashtë objekte që do të adaptohen për nevojat e universitetit. Ndërkaqë, kohë më parë me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, UNT-së i janë ndarrë objekete ekzistuese në kuadër të kazermës Ilinden të cilat do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët.

Në këtë rast, rektori Zeqiri në emër të stafit drejtues të UNT-së dhe studentëve faleminderoi zëvendës ministrin Rexhepi për angazhimin e tij dhe përshpejtimin e procedurave, me çrast i ndau atij një plaketë në shenjë mirënjohjeje për gjithë kontributin e tij për këtë ditë historike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Monografia “MPB për qytetarët 2017-2021”, Nuhiu: Kujtojmë tre reforma substanciale që i realizuam me sukses

Story i radhës

Spitali i ri i Kërçovës në fokus të takimit Bekim Sali-Fatmir Dehari

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë