​Rexhepi dhe Latifi ofrojnë mbështetje për Gjilanin në menaxhim të pandemisë

February 8, 2022
min lexim

Në kuadër të disa vizitave që po zhvillojnë nëpër komunat e Kosovës, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi sot gjatë ditës kanë qëndruar në komunën e Gjilanit. Pas takimit që zhvilluan me kryetarin e kësaj komune, Alban Hysenin, ata shprehën përkrahjen e tyre në aspektin e menaxhimit të pandemisë.

Zëvendëskryeministrja, Rexhepi tregoi për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur komunat në menaxhim të COVID-19. 

Rexhepi: Ne si Qeveri do iu përkrahim 

“Edhe ne si Qeveri jemi këtu me përkrah dhe ju si kryetar dhe gjithë stafin për të ngritur çështjen si prioritet, çka keni ju si komunë këtu dhe prej çka ne si nivel qendror që mund të të ndihmojmë. Iu falënderojmë të gjithëve, edhe policët, që në situatën me COVID kanë qenë të mirë”, tha ajo. 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh se komuna e Gjilanit ka arritur të ofrojë shërbime të shkëlqyera spitalore.

Ai tha se po synojnë fuqizimin e spitaleve rajonale përfshirë edhe atë të Gjilanit, për çka u shpreh se Qeveria dhe ministria duhet të jenë fleksibile dhe kreative në përmbushjen e kërkesave. 

Latifi: Gjilani ka ofruar shërbime të shkëlqyera spitalore 

“Gjilani ka treguar rezultate të shkëlqyeshme edhe në shërbimet spitalore edhe në shërbimet e kujdesit primar dhe shërbimeve që është dashur me iu dhënë qytetarëve. Ne folëm për tema të ndryshme e një prej atyre që është si prioritet i yni është fuqizimi i spitaleve rajonale kudo që të jenë. Kerkush nuk e njeh shëndetësinë më mirë se në Gjilan se vetë banorët e Gjilanit, ju i dini nevojat çfarë duhet dhe ne, si Ministri e Shëndetësisë dhe si Qeveri duhet me qenë fleksibil dhe kreativ në përmbushjen e atyre kërkesave dhe përmbushjen e shërbimeve që qytetarët e Gjilanit mos me pas nevojë për të shkuar në Prishtinë, po mjekët dhe ekspertët tjerë me ardhë në Gjilan me i ofru shërbime popullit tonë”, u shpreh Latifi. 

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se në takimin e sotëm me zëvendëskryeministren Rexhepi dhe ministrin Latifi, i ka njoftuar këta të fundit për veprimet që kanë ndërmarrë si komunë për menaxhim më të lehtë të pandemisë. 

Hyseni: Kemi marr veprime për krijimin e një qendre për COVID 

“Unë, si kryetar i Komunës i njoftova për veprimet tona që kemi ndërmarrë për takimet me Qendrën Operative Emergjente, funksionalizimin, respektivisht përgatitjet finale deri në funksionalizim të qendrës për COVID të QMF-së. Por diskutuam edhe për projektet tjera qoftë në fushën e mjekësisë qoftë në projekte të tjera që mund të vijnë në të ardhmen”, tha ai. 

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë javës të kaluar kanë vizituar edhe komunën e Podujevës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Tetovës publikon kontratat në vepër të qeverisjes së kaluar: Disave do t’u kërkohet kthimi i parave

Story i radhës

Tabaku: Procedurat, pronat dhe shkeljet e gjetura nga KLSH, elementët e hetimit për inceneratorin e Fierit

Të fundit nga

ShkoLartë