Tabaku: Procedurat, pronat dhe shkeljet e gjetura nga KLSH, elementët e hetimit për inceneratorin e Fierit

schedule14:10 – 8 Shkurt, 2022

 

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja Jorida Tabaku tha ndër të tjera se procedurat, pronat dhe shkeljet financiare të gjetura nga KLSH, janë elementët kryesorë të hetimit për inceneratorin e Fierit.

“Shkeljet e konsideruara nga KLSH që bëjnë pjesë në grupin financiar të shkeljeve. Sipas KLSH-së, përveç pjesës së procedurës menaxhimit dhe lidhjes së kontratës, zbatimit të kontratës, problematika kryesore me inceneratorin e Fierit është; për një kontratë të lidhur në vitin 2017 që duhej të përfundonte në vitin 2018 kur e panë që nuk po zbatohej, kur filluan dhe paguan 26 milionë euro, deri në momentin kur nuk u zbatua kontrata, sepse nuk kishte një tokë, nuk kishte një pronë, nuk kishte filluar ende zbatimi i kontratës, pagesat vazhdonin, kontrata nuk ndryshoi dhe në kundërshtim edhe me ligjin për menaxhimin e  financave publike, kanë vazhduar dhe kanë paguar një incinerator i cili nuk ekzistonte.

Shkelja financiare e fundit që lidhet përsëri me grupin e shkeljeve të konstatuara nga KLSH është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 milionë euro më të shtrenjtë ndërkohë që mund të ishin zgjedhur alternativa t tjera dhe kompania e inceneratorit duke qenë se nuk punonte, nuk prodhonte energji, nuk digjte mbetje, sepse nuk kishte incenerator në Fier, është përfshirë njëkohësisht në skandalin e TVSH-së fiktive. Xhironte fatura TVSH-je të paktë me 15 kompani të cilat ne i kemi të indentifikuara për të justidikuar pagesat që merrte.

Për të derdhur pagesat që merrte nga thesari dhe këtë e bënte në mënyrë fiktime po me fondet e buxhetit të shtetit. Unë nuk u ndala tek marrëdhënia e kompanisë që nuk kishte asnjë fond, asnjë burim për ta zbatuar këtë koncesion. Merr një kredi bankare të cilën po e paguan edhe sot me buxhetin e shtetit. Nuk u ndala tek pjesa e impianteve të cilat besoj nuk kanë nevojë për asnjë provë të theksojmë se nuk kanë ekzistuar deri vitin e kaluar. Por u ndala tek tre elementë kryesorë në të cilën do të fokusojmë hetimin dhe grupin kryesor të shkeljeve që ne gjykojmë për inceneratorin e Fierit”, tha Tabaku. /

Story i mëparshëm

​Rexhepi dhe Latifi ofrojnë mbështetje për Gjilanin në menaxhim të pandemisë

Story i radhës

Zgjatja e afateve të vetingut/ Ambasadori: Reforma në drejtësi, vendimtare për anëtarësimin në BE

Të fundit nga