revanshi spak pretence per nje nga fraksionet e dosjes 56 vite burg per pese te akuzuar 6a1c049118613

“Revanshi”/ SPAK, pretencë për një nga fraksionet e dosjes: 56 vite burg për pesë të akuzuar

May 31, 2026
1 minut lexim

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për pesë të pandehur të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.

Sipas pretencës së SPAK, për ish-efektivin e forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, kërkohet dënimi me 10.6 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite. Për Edison Muçekun është kërkuar dënimi me 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 6 vite.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar 9 vite burg për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, dënim që zbret në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist, është kërkuar dënimi me 15 vite burg, që reduktohet në 10 vite.

Ndërsa për Deivis Bajramajn është kërkuar dënimi me 12 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite.

Të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në grup kriminal, kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Ndërkohë, për Albert Zajën, i cili është hetuar në kuadër të këtij grupi, dosja është veçuar dhe po trajtohet më vete.

Dosja e SPAK dhe akuzat respektive

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera provohet se:

Më 04.11.2020, në Urën e Tapizës, Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

Gjatë periudhës maj–korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.

Gjatë periudhës korrik–gusht 2020, Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Në tetor 2020, Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.

Gjatë viteve 2020–2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur ato edhe personave me precedentë penalë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

i demtohet baneri elektoral reagon kandidatja e vv se kete nuk ia kam pasur borxh askujt 6a1c041219be9
Lajmi i mëparshëm

I dëmtohet baneri elektoral, reagon kandidatja e VV-së: Këtë nuk ia kam pasur borxh askujt

sulm ne rafinerite ruse ushtria ukrainase goditem me sukses objektivet 6a1c04f2ad66a
Lajmi i radhës

Sulm në rafineritë ruse, ushtria ukrainase: Goditëm me sukses objektivët

Të fundit nga

ShkoLartë