resul sinani opinionisti i dyte i big brother vip kosova 5 6ae3385480dd8

Resul Sinani – opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5

October 29, 2026
1 minut lexim

Gazetari dhe prezantuesi televiziv, Resul Sinani, do të jetë opinionisti i dytë i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i spektaklit, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Resul Sinani, opinionist në Big Brother VIP Kosova 5”, thuhet në mbishkrimin e publikimit, duke zyrtarizuar kështu pjesëmarrjen e tij në këtë edicion.

Konfirmimi i Sinanit vjen vetëm një ditë pasi produksioni bëri të ditur se edhe aktorja dhe moderatorja shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve.

Sinani është një emër i njohur për publikun kosovar, me një përvojë të gjatë në gazetari dhe prezantim televiziv. Këtë herë, ai do të jetë pjesë e panelit që do të komentojë lojën, debatet dhe dinamikat mes banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ndërkaq, edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë këtë të premte, më 30 tetor, në Klan Kosova. Në natën e parë të spektaklit, 20 personazhe VIP pritet të bëhen pjesë e shtëpisë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të formatit shumë të ndjekur nga publiku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja bankes qendrore evropiane do te jape doreheqjen disa muaj para mbarimit te mandatit te saj 6ae3381eb8fd8
Lajmi i mëparshëm

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Të fundit nga

ShkoLartë