Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanar, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, mbështetjen sllovake për integrimin evropian dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar e ekonomik.
“Pata kënaqësinë të takoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Republikës Sllovake, z. Juraj Blanar, me të cilin riafirmuam marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Sllovakisë ndaj perspektivës europiane të vendit tonë, si dhe diskutuam për sfidat me të cilat përballet vendi në këtë rrugëtim. Theksuam gjithashtu rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik, shkëmbimit të përvojave institucionale, si mekanizma të rëndësishëm për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve tona në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten thelbësore për forcimin e marrëdhënieve tona”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk


