Restoranti i ndalon hyrjen një gruaje për shkak të…dekoltesë

November 5, 2022
1 minut lexim

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një restorant në Paris. Polska Babinks, një personazh i njohur në OnlyFans pretendon se restoranti i ndaloi hyrjen asaj dhe një shoqes së saj për shkak të mënyrës se si ishin veshur. Ata filmuan sherrin me stafin e restorantit duke e postuar më pas në internet.

Konkretisht në videon e cila është bërë virale, dy vajzat shihen duke iu afruar hyrjes duke u kthyer nga një festë e Halloween-it. Mirëpo, në hyrje shfaqet një punonjës, i cili iu ndalon hyrjen duke përmendur pamjen e jashtme. Duke e akuzuar restorantin për “diskriminim”, Polska u përgjigj më pas:

“Ne do të thërrasim policinë. Më trego ligjin që thotë se nuk mund të hyjmë kështu këtu”. Anëtari i stafit i përgjigjet: “Gjithçka që kërkoj është që klientët të jenë të veshur siç duhet, ky është minimumi”. Debati vazhdoi derisa punonjësi ua mbylli derën dhe u tha të thërrisnin policinë nëse dëshironin. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çmimet hotelierike shtrenjtohen për 17,4%

Story i radhës

Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë

Të fundit nga

ShkoLartë