reshjet e fundit shkaktojne renie guresh ne disa rruge ne veri te shqiperise 6a677e7097071

Reshjet e fundit shkaktojnë rënie gurësh në disa rrugë në veri të Shqipërisë

July 27, 2026
1 minut lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën në disa rrugë në zonat veriore të Shqipërisë, pas reshjeve të orëve të fundit.

“Reshje me intensitet dhe rrebesh kanë prekur veçanërisht zonat veriore të vendit, duke shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës, si në: Bajram Curri-Valbonë Ura Bujan-Qafë Morinë, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj dhe Bajram Curri-Fierze, Dushaj-Lekbibaj, por pa sjellë probleme me qarkullimin”, lexohet në njoftimin e ARRSh-së.

Ndërkohë, në Qafë Thorë-Theth pati përkohësisht bllokim të aksit rrugor.

Sipas ARRSh, pas ndërhyrjes së menjëhershme është bërë pastrimi i segmentit dhe hapja e tij për të gjitha mjetet duke e rikthyer qarkullimin në normalitet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u arrestua kater muaj me pare ky eshte personi qe u ekstradua sot per ne danimarke 6a677e0e0fcfe
Lajmi i mëparshëm

U arrestua katër muaj më parë, ky është personi që u ekstradua sot për në Danimarkë

faz rikthen te kaluaren e vuciqit nga varrezat hebraike te sarajeves te retorika e serbise se madhe 6a677ed61daad
Lajmi i radhës

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

Të fundit nga

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e
ShkoLartë