faz rikthen te kaluaren e vuciqit nga varrezat hebraike te sarajeves te retorika e serbise se madhe 6a677ed61daad

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

July 27, 2026
min lexim

i i ri, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zbatoi një politikë kriminale në Sarajevë – me pasoja që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Kështu nis artikulli i publikuar nga media gjermane FAZ, i cili rikthen në vëmendje të kaluarën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u ndalur te pjesëmarrja e tij si vullnetar gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe deklaratat që ai vetë ka dhënë në vitet 1990.

Artikulli nis me historinë e Varrezave Hebraike të Sarajevës, një nga vendet simbolike të qytetit, ku gjatë rrethimit 1.425-ditor të Sarajevës ushtria serbe kishte vendosur pozicione snajperësh dhe artilerie.

Gjatë kësaj periudhe u vranë më shumë se 11 mijë civilë, ndërsa varrezat u shndërruan në një nga pikat strategjike nga ku bombardoheshin lagjet e qytetit.

Sipas FAZ, vetë Vuçiq ka pranuar në intervista të viteve 1994 dhe 1997 se kishte shërbyer si vullnetar në Bosnje gjatë luftës.

Në një intervistë për revistën serbe Duga, të botuar në gusht të vitit 1994, ai deklaronte:

“Kur shpërtheu lufta në Bosnjë, shkova në Sarajevë dhe u ofrova vullnetar për të mbrojtur identitetin serb.”

Në të njëjtën intervistë, Vuçiq pohonte se kishte kaluar “disa kohë në Varrezat Hebraike” të Sarajevës, përpara se të shkonte në Pale, qendra politike dhe ushtarake e udhëheqjes serbe të Bosnjës gjatë luftës.

Vuçiq shërbeu si vullnetar në forcat serbe dhe mbështeti publikisht politikën e Serbisë së Madhe është i dokumentuar në intervistat dhe botimet e kohës.

Një artikull në revistën “Zemuske Novine” të datës 20 shkurt 1997. Në të, Vuçiç mburret për pjesëmarrjen e tij si vullnetar lufte në rrethimin e Sarajevës në vitin 1992 ose 1993, përfshirë edhe në varrezat hebraike në Sarajevë. Michael Martens

Në një botim special të revistës Velika Srbija (“Serbia e Madhe”), organ i Partisë Radikale Serbe, të publikuar në vitin 1997, Vuçiq shkruante se kishte kaluar gjithsej tetë muaj në zonat e kontrolluara nga serbët në Bosnje, prej të cilëve dy muaj në vijën e frontit.

Artikulli rikujton gjithashtu se në atë kohë Vuçiq ishte një figurë në ngritje e Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit, i dënuar më vonë për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

Po ashtu përmenden edhe liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Sipas analizës së FAZ, deklaratat e Vuçiqit të viteve ’90 tregojnë mbështetjen e tij të hapur për projektin e “Serbisë së Madhe”, përfshirë pretendimet territoriale ndaj Bosnjës dhe Kroacisë.

 Kopertina e revistës “Velika Srbija” (Serbia e Madhe) nga shtatori 1997. Në të, Vuçiç përshkruan se si mori pjesë si vullnetar në rrethimin e Sarajevës. Michael Martens

Artikulli përfundon duke vlerësuar se, ndonëse sot presidenti serb deklaron publikisht se respekton Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, retorika nacionaliste vazhdon të jetë e pranishme në diskursin politik dhe mediatik pranë pushtetit në Serbi.

Autori ngre pyetjen nëse ndryshimet në balancat gjeopolitike ndërkombëtare mund të inkurajojnë rikthimin e ambicieve të vjetra nacionaliste në rajon, duke rikujtuar deklaratat e Vuçiqit nga viti 1997 se Serbia duhet të presë momentin e duhur për të “rimarrë tokat e saj”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet e fundit shkaktojne renie guresh ne disa rruge ne veri te shqiperise 6a677e7097071
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e fundit shkaktojnë rënie gurësh në disa rrugë në veri të Shqipërisë

elvana gjata po vjen me kenge te re zbulohet data e publikimit 6a677f9c72473
Lajmi i radhës

Elvana Gjata po vjen me këngë të re – zbulohet data e publikimit

Të fundit nga

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e
ShkoLartë