Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës që dje pasdite është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve transportuese në aksin Presekë dhe në akset rrugore Gostivar – Strazhë dhe Mavrovë – Dibër.
Siç kumtoi LAMM, për shkak të borës që po mbetet në rrugë, në aksin rajonal Tetovë – Kodra e Diellit është i obligueshëm përdorimi i pajisjeve të dimirit.
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në viset më të larta ka borë të qullët në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë në pjesët perëndimore të shtetit bie borë ndërsa në pjesët e tjera shi.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.