Reshje shiu, stuhi dhe rrufe, ja parashikimi i motit për këtë të premte

1 minut lexim

Kjo e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forces 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 27°C

në zona e ulëta 15 deri 33°C

në zona bregdetare 20 deri 32°C.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Personat e hershëm janë më të lumtur se ata që zgjohen vonë

Story i radhës

Individualizmi filozofik një lëvizje egoiste

Të fundit nga