Republikës së Kosovës i duhen në sistem reforma të thella

April 1, 2022
1 minut lexim

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, mbështetur në Rezolutën e KS të OKB-së, 1244, u vendos nga ana e organeve të UNMIK-të. Ky sistem u mbështet në ndërtimin e tij kryesisht në gjyqëtarë, prokurorët, inspektorët e në forcat tjera, që vinin nga Jugosllavia dhe Serbia.

U morren gjyqëtarët, prokurorët dhe inspektorët e regjimit okupues dhe u vendosën në organet e shtetit të ri e të pashpallur të Kosovës. Njerëzit e vendosur kishin të kaluarë të ndryshme. Të frikësuar u vënë nën shërbim. Shkelen me të madhe ligjet. Kishte të tillë të natyrave të ndryshme, deri edhe ish shërbëtor të regjimit okupues serb.

Sistemi i tillë u degjenerua shumë. Të vendosurit e tillë nga ish regjimi u lidhën dhe u vunë nën shërbim të grupeve të krijuara jashtë strukturave shtetërore dhe tërë sistemi u bë i tyre.

Rrugën e tillë e vazhdojë sistemi gjyqësor dhe prokurorial, si dhe organet e sigurisë, edhe pas shpalljes së pavarësisë. Këtë e tolerojë EULEX me organet e Republikës së Kosovës. Lidhjet informale me grupet e ndryshme u forcuan dhe në sistem depërtuan edhe më shumë njerëzit e grupeve informale të ekonomisë private dhe të asaj të shtetit.

Kështu mbetën shumë lëndë të pazgjidhura, shumë të tjera u zgjidhnin nëpër instanca të ndryshme, duke krijuar sittuatë që një lëndë të kaloj me vite e decenje nëpër gjykata. U shtrëmbërua sistemi. Gjyjqëtarët u kriminalizuan dhe prokurorët u vënë në sherkim të grupeve të ndryshme.

Tash i duhen Kosovës reforma. Ato kërkohet të jenë të ashpëra dhe intenzive. Shumë kush do të kalojë nëpër reforma. Sistemit i duhet kohë e gjatë për shërim. Nuk arrihet që brenda natës të shërohen organet e sigurisë në Kosovë. Rezistenca është e madhe.

Prokuroritë dhe gjykatat nuk janë në interesë të ndryshojnë aktivitetin. Do të ketë rezistencë. KPK dhe KGJK do të kundërshtojnë. Por, Republikës i duhen reforma të thella. I tërë sistemi duhet të vërhet në mbikqyerje të VETTING-të . Nuk ka nivel gjyqësor dhe prokurorial që nuk duhet t’i nënshtrohet këtij sistemi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Në tokë, në ajër dhe në det”/ Ky është plani i NATO-s për ndalimin e luftës së Rusisë

Story i radhës

Bien lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë, sot një vdekje

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë