Republika e lirë mbahet më njerëz të përgjegjshëm?!

January 23, 2022
1 minut lexim

 A po rrezikohen liritë  njerëzore nga popullsitë dhe demagogët? Kjo është pyetje  e pashmangshme .Na janë paraqitur në skenë gati më shumë së kurrë më parë  teoritë e mashtrimeve dhe manipulimeve politike .Këto teori manipulative i kanë futur qytetarët e varfëruar në kënd të vdekur!

Rrezikimi i lirive fondamentale njerëzore është bërë i lartë nga autokratët të cilët po na kontrollojnë rreptë jetën. Po rrezikohet liria dhe koncentrimi ynë ndaj jetës dhe punës, por edhe ndaj të ardhmes tonë. Po rrezikohen liria jonë nga njerëzit më logjikë autoritare, së bashku më mediat e tyre që krejt pas luftën.

Na u  rrezikuan liritë tona  nga regjimet jo demokratike të cilat kanë futur në funksion çdo mekanizëm të tyre, duke rrënuar kështu edhe mekanizmat e tregtisë së lirë. Kjo është e rrezikshme, kur ende kemi demokraci të brishtë, se ende jemi si shtet duke u ballafaquar më fazën e vështirë të tranzicionit. Po lëndohen kështu edhe institucionet e shtetit.

Para 30 vitesh u rrënuan muret, rrethimet e hekurta me telat më gjemba, ku demokracia liberale festojë triumfin e saj. Sot, pas kësaj periudhë bukur të gjatë, demokracia liberale po rrezikohet seriozisht .Kur ne vitet e 90-ta të shekullit të kaluar diktatorët bëheshin së gjoja janë  për demokraci dhe pluralizem, edhe bota e sotme sikur ju është kthyer këtyre  logjikave të vjetra, në vend që të shfrytëzojnë të arriturat teknologjike, për një jetë shumë më të mirë dhe  më të begatshme.

Nuk është koha e kthimit mbrapa të proceseve, por  është koha e avancimeve  edhe  në fushën e informimit dhe të komunikimit. Shumë regjime në Ballkan ,janë bërë pengesë që të kemi, më shumë liri dhe siguri për të ardhmen tonë.

Duhet dhënë rastin  qytetarëve që vetë të vendosen për fatin e tyre, dhe atë ta bëjnë në mënyrën më të mëvetësishme edhe të organizimit politikë. Republika e lirë mbahet më njerëz të përgjegjshëm, të cilët ju plotësojnë qytetarëve të tyre. idealet, të cilët i mbrojnë ata nga errësira e diktaturave …!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Friedrich Merz – kryetari i ri i CDU-së

Story i radhës

LSDM: Punëtorët që punojnë të dielën kanë paga ditore më të mëdha

Të fundit nga

ShkoLartë