Republika e Dardanisë duhet ta dekorojë gazetën “Bota sot” me Mirënjohjen më të lartë kombëtare

min lexim

Gazeta “Bota sot”, lindi martirë e heronj të fjalës së lirë të cilët u vranë nga vrasësit e fjalës së lirë dhe të vërtetës.

Ata u vranë, për të fshehur krimet ndaj shqiptarëve, vjedhjet e djersës se popullit i dalë nga lufta dhe i rraskapitur nga skamja, pasurimin marramendës, duke e ligështuar e vobektësuar maksimalisht, nën filozofinë e Enver Hoxhës, sa më shumë ta vobektësosh popullin, aq më shumë ia shtron zullumin, aq më lehtë e sundon.

Kjo ishte filozofia e atyre që e morën pushtetin me dhunë, duke vrarë, shantazhuar e korruptuar.
 

Gazeta Bota sot, me gazetar të guximshëm, të përkushtuar, të dijshëm e te gatshëm që, edhe të sakrifikohen për fjalën e lirë, për të vërtetën, e rrezikuan e jetën e tyre dhe u sakrifikuan, shumë nga ta.

Ata sot dhe përgjithmonë do të jenë heronj dhe populli do t’i përkujtojë me pietetin më të lartë sepse, ata, na e mundësuan të dimë më shumë për të vërtetën në bazë të së cilës edhe veprohej.

Ishin udhërrëfyes të së ardhmes me gjithë pengesat në të cilat hasën.
Gazeta Bota sot, ishte lidhja më e afërt dhe e sinqertë me Diasporën tonë shqiptare gjithandej ka shtrihej,

Na e mundësoi komunikimin më atdheun duke i shprehur brengat se, kah po shkon shoqëria shqiptare në të gjitha trohet etnike.

E afirmoj veprimtarinë e Diasporës, e krijoj një lidhje të pa shkëputur duke e ndihmuar atdheun në mënyra dhe forma sipas nevojës, politike, ekonomike dhe diplomatike, duke lobuar dhe shpërndarë të vërteten për gjithë atë që po ndodhe dhe çka i nevojitet popullit në kohen e okupimit, terrorizimit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë.

Republika e Dardanisë, një ditë jo fort larg, pasi nuk e ka bërë deri më tani, gazetarët e vrarë të Botës sot, të shpallen heronj të fjalës së lirë dhe, gazetën Bota sot, ta dekorojë me Mirënjohjen më të lartë kombëtare për kontributin dhe sakrificën për depërtimin e fjalës së lirë, për afirmimin e veprimeve kombëtare të udhëheqësve sikur ishte, themeluesi i shtetit të Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugova.

Duke e përgëzuar, botuesin, zotin Xhevdet Mazrekaj, ish redaktorë dhe redaktorë të tanishmin me stafet e tyre redaktuese, iu shprehu nderimet e mia me të sinqerta duke iu dëshiruar punë të mbar dhe të suksesshme në punën tuaj në lëmin ne të nevojshme të informimit.
Përjetësisht, iu prift e mbara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbardhet telefonata e nervozuar Putin – Macron 4 ditë para nisjes së luftës

Story i radhës

Vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve në rrjet

Të fundit nga