Renova nga Xhepçishti i Tetovës, ka prezantuar përforcimin e ri, Amir Kahrimanoviq.
Futbollisti 22-vjeçar, është përforcim i madh për skuadrën shqiptare.
Ai në të kaluarën ka luajtur për Drava-n, pastaj në ligat e ulëta austriake, në Sesvete të Dubravës dhe ka qenë pjesë e shkollës së të rinjve të Dinamo Zagrebit.
Renova synon rezultate edhe më të mira në pjesën e dytë të Kampionatit në Maqedoninë e Veriut.