Gjatë shekullit të kaluar Kosova kishte natalitetin më të madh në rajonin e Ballkanit. Edhe pse në kushte dhe rrethana specifike, politike, ekonomike e sociale shqiptarët shtimin e popullësisë e kishin ndërtua me shekuj si kauzë patriotike dhe kombëtare.
Kjo bëri që popullsia e re të repredukohet duke lindur gjeneratat të reja të cilat shpejtë u rritën dhe u ngritën për t’i dal krah familjës dhe vendit. Mjerisht pas luftës nataliteti gjithandej Kosovës ka filluar të bie me një intensitet të madh.
Të dhënat statistikore na japin të kuptojmë se raportet e institucioneve përgjegjëse të Shtetit të Kosovës tregojnë se viteve të fundit shkalla e përqindjes të lindjeve të reja ka ra dukshëm. Kështu për çdo vit raportet e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive komunale të Arsimit po ballafaqohen me zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër paralelet shkollore.
Kështu në shumë fshatra gjithandej Kosovës për shkak të mungesës së numrit të nxënëseve kanë filluar të mbyllen disa paralele e në disa vende edhe godinat shkollore. Si faktor numër një i ramjes së natalitetit në Kosovë është migrimi i një numëri të madh të gjeneratës së re nëpër vende të ndryshme të Evropës për të kërkuar punë dhe jetë më të mirë.
Kjo tendencë e largimit të gjeneratës së re nga Kosova i ka shkaktuar dëme të pariparueshme vendit. Raportet statistikore tregojnë se viteve të fundit ka ra edhe numëri i popullsisë. Të rralla janë familjet të cilat lindin 3 ose më shumë fëmijë e kjo po ndodhë për shkak të pa sigurisë për të siguruar punë të dinjitetshme për mbajtjen e familjes.
Dikur familjet shqiptare kanë lindur dhe rritur mesatarisht nga 5 fëmijë e më shumë. Kjo ka qenë kauzë tek çdo familje shqiptare dhe mesazh patriotik për ta shtuar numërin e popullësisë, të cilin e kanë ndërtua me fanatizëm për ta ruajtur dhe mbrojtur atdheun.
Duhet përmendur se Qeveria e re të cilën e udhëheq Albin Kurti në programin e saj synon që përmes ndarjes së fondit për familjet të cilat lindin më shumë se dy fëmijë pritet të stimulohen me mjete financiare e ky është veprimi i parë i cili duhet përkrahur në mënyrë që të ndalet shkalla e ramjes së natalitetit në Kosovë. Arma më e fortë e një Shteti sovran është shtimi i popullsisë, edukimi dhe arsimimi i tyre dhe hapja e perspektivës që gjeneratat e reja të përgatiten për sfidat e jetës deri tek mbrojtja e shtetit dhe atdheut ku jetojmë.