Rënia e Euros po dëmton sipërmarrësit, Banka Qendrore takim me ato të nivelit të dytë: Të mbështeten eksportuesit

July 13, 2023
min lexim

Bankës Shqipërisë zhvilloi sot një tryezë diskutimi me Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe drejtues të bankave tregtare.

Sipas joftimit zyrtar të bankës së Shqipërisë, takimi u zhvillua në kuadër të ndërtimit të një dialogu të vazhdueshëm me sistemin bankar, si dhe të intensifikimit të bashkëpunimit për çështje me rëndësi të veçantë aktuale.

Gjatë takimit, u prezantua vlerësimi i Bankës së Shqipërisë për situatën financiare në vend, zhvillimet e kësaj periudhe dhe sfidat e së ardhmes. Sipas bankës së Shqipërisë, shëndeti financiar i ekonomisë shqiptare është i konsiderueshëm, falë përmirësimeve të vazhdueshme në sektorin e jashtëm, vënies nën kontroll të borxhit publik dhe fleksibilitetit operacional e bilanceve të shëndosha të biznesit shqiptar.

Po ashtu, sektori bankar paraqitet me bilance të shëndetshme dhe një shkallë të lartë rezistence ndaj goditjeve të mundshme. Kjo rezistencë pasqyron modelin e tij të qëndrueshëm të biznesit, shkallën e lartë të likuiditetit dhe nivelin e kënaqshëm të kapitalizimit. Ky sektor, në tërësi, shfaq një maturi të shtuar e përqasje pro-aktive ndaj kreditimit të ekonomisë. Banka e Shqipërisë mbetet e bindur se sektori bankar do të vazhdojë të mbështesë me fonde e kredi ekonominë shqiptare, gjatë vitit 2023 e në vazhdim.

Një çështje me rëndësi e diskutuar gjatë takimit ishte forcimi i kursit të këmbimit, ndikimi i tij në ecurinë e disa prej bizneseve eksportuese shqiptare dhe kontributi që mund të japë sistemi bankar në këtë drejtim. Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të këmbimit të Lekut ka pasqyruar përmirësimin e vazhdueshëm të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë, si dhe rritjen e interesit për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare.

Nga ana e Bankës së Shqipërisë, në takim, u evidentua nevoja që bankat tregtare, të zhvillojnë më tej produktin e kontratave forward në lidhje me menaxhimin e kursit të këmbimit nga klientët, për ta ofruar atë në cilindo moment që do kërkohet, veçanërisht nga bizneset eksportuese. Gjithashtu, bankave iu kërkua që të jenë sa më mbështetëse për aspekte të tjera të marrëdhënieve të biznesit bankë-klient, veçanërisht në ato të lidhura me kreditimin, në mënyrë që, në këtë moment të vështirë, barra e bizneseve eksportuese të lehtësohet sa të jetë e mundur.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte zhvillimi i sistemit bankar shqiptar në drejtim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të reja. Banka e Shqipërisë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë këtyre shërbimeve, nëpërmjet krijimit të terrenit të nevojshëm rregullativ, infrastrukturës teknike etj. dhe mbetet e gatshme të mbështesë të gjitha kërkesat apo nevojat në këtë drejtim.

Palët shprehën angazhimin e plotë për vijimin e bashkëpunimit të ndërsjellët institucional, si dhe, me autoritetet qendrore dhe vendore, në funksion të një sektori bankar sa më të shëndetshëm dhe mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i Pentagonit: Nuk kam dyshime për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Story i radhës

Publikohet bashkëpunimi i tyre i ri “Forever Together” – Mozzik dhe Kida me interpretim e klip të veçantë

Të fundit nga

ShkoLartë