Rëndohet situata në Kosovë, dy viktima nga COVID-19, ja si paraqitet situata gjatë 24 orëve të fundit

July 21, 2022
1 minut lexim

Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 1.440 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 21 korrik Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Rastet e reja dalin pas testimit të 3.669 mostrave apo 39.24 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Numri i infektimeve të reja është më i ulët krahasuar një ditë më parë kur Kosova regjistroi afër 1.800 raste.

Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 761 qytetarë, ndërkaq raste aktive janë 8.712.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit. REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vapë e madhe në Kosovë, nesër e pasnesër temperaturat gati 40 gradë

Story i radhës

Si po i shkatërrojnë raketat “Javelin” tanket ruse në Ukrainë

Të fundit nga

Sjelljet e fshehta të një manipuluesi!

Sjelljet e fshehta të një njeriu manipulues janë shpesh të maskuara dhe të ndërlikuara, duke bërë të vështirë identifikimin e tyre.  Na ndodh të hasim shpesh njerëz manipulues në përditshmëri, prandaj mbani
ShkoLartë