si po i shkaterrojne raketat javelin tanket ruse ne ukraine 62d98ac0c731a

Si po i shkatërrojnë raketat “Javelin” tanket ruse në Ukrainë

July 21, 2022
1 minut lexim

Ky është momenti kur një tank rus hidhet në erë nga një raketë “Javelin” e drejtuar kundër tankeve në Ukrainë.

Raketa Javelin e prodhuar në SHBA mund të shihet duke fluturuar nga një lartësi përpara se të përplaset me tankun nga lart, dhe duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Raketa, pjesë e një serie armësh të dërguara në Ukrainë nga vendet perëndimore si SHBA dhe Britania e Madhe, është shkatërruese ndaj tankeve, sepse armatura e tyre është më e hollë në majë.

Pamjet e dronit tregojnë tankun rus të ndalur në një rrugë, me një tank tjetër afër tij. Raketa Javelin më pas mund të shihet duke u harkuar në ajër dhe duke u drejtuar poshtë për të goditur tankun në anën e sipërme të blinduar hollë.

Pasi goditet, tanku rus shpërthen, duke dërguar një shtëllungë tymi në ajër. Tanku i dytë, i cili ishte afër, shihet duke u kthyer me shpejtësi për të shmangur shkatërrimin nga forcat ukrainase.

Në gati pesë muajt që kur ushtria Vladimir Putin pushtoi Ukrainën, 1700 tanke janë shkatërruar nga forcat ukrainase, të cilët kanë mundur t’i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse falë armatimit dhe taktikave të avancuara perëndimore.

Kujtojmë se Shqipëria ka porositur “Javelin” dhe pritet që t’i marrë në vitin 2025. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rendohet situata ne kosove dy viktima nga covid 19 ja si paraqitet situata gjate 24 oreve te fundit 62d9899081ef7
Story i mëparshëm

Rëndohet situata në Kosovë, dy viktima nga COVID-19, ja si paraqitet situata gjatë 24 orëve të fundit

yll limani e ledri vula sjellin hitin e ri tonat 62d98ac8c375b
Story i radhës

Yll Limani e Ledri Vula sjellin hitin e ri “Tonat”

Të fundit nga

Ai do të japë dëshmi?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një mbrojtje të pasionuar për veten dhe sulmoi kundërshtarët e tij të martën, por të hënën e ardhshme ai do të dalë në gjykatë. Ai do
ShkoLartë