Renditja e “Këpucës së Artë”, një tjetër norvegjez befason Erling Haaland

October 25, 2022
1 minut lexim

Sulmuesi i Manchester City ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje në Premier League, duke shkruar edhe historinë e kampionatit anglez me tregolësh në 3 ndeshje radhazi.

Gjithsesi norvegjezi nuk është në krye të renditjes së “Këpucës së Artë”.

Në krye të renditjes qëndron një tjetër norvegjez, Amahl Pellegrino, futbollist i Bodo/Glimt, i cili ka shënuar 23 gola në Eliteserien. Sulmuesi 32-vjeçar ka luajtur shumicën e karrierës në Norvegji, por kurrë nuk është grumbulluar nga kombëtarja.

Pellegrino kryeson me 23 gola dhe 34,5 pikë, ndërkohë që e ndjek Haaland me 17 gola dhe 34 pikë.

Në Premier League, goli vlen dy pikë, ndërsa në Norvegji, goli vlen 1,5 pikë. Vendin e tretë e mban Robert Lewandowski, me 12 gola dhe 24 pikë.

Renditja:

Amahl Pellegrino (Bodo Glimt): 23 gola -34,5 pikë

Erling Haaland (Manchester City): 17 gola – 34 pikë

Robert Lewandowski (Barcelona): 12 gola – 24 pikë

Bobur Abdukhalikov (Energetik): 23 gola – 23 pikë

Alexander Jeremejeff (Häcken): 22 gola – 22 pikë

Raimonds Krollis (Valmiera FC): 22 gola – 22 pikë

Ole Christian Saeter (Rosenborg): 14 gola – 21 pikë

Tobias Heintz (Sarpsborg): 14 gola – 21 pikë

Kylian Mbappé (PSG): 10 gola -20 pikë

Harry Kane (Tottenham): 10 gola -20 pikë

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV, numër i ulët i testimeve dhe të infektuarve, më shumë të shëruar në 24 orë nga kovidi

Story i radhës

Qeveria të mos e zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, krijon precedentë të rrezikshëm

Të fundit nga

ShkoLartë