Kushteta e 7 shtatorit e vitit 1990 ishte një ngjarje e madhe historike për popullin e Kosovës, e cila ngjarje tashmë ka hyrë në analet e historisë. Kushteta e 7 shtatorit u bë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i cili ishte legjitim dhe i plotfuqishëm me ligjet në fuqi të asaj kohe, përkatësisht të ish Jugosllavisë. Kosova ishe njësi federale e barabart siç ishte edhe Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës dhe 6 republikat e ish Jugosllavisë.
Populli i Kosovës, i gjetur menjëherë pas suprimimit të Kushtetutës së vitit 1974, më 23 mars të vitit 1989, e kjo don të thotë pas ripushtimit të katërt të Kosovës nga regjimi i pushtetit serbosllav, nën udhëheqjen e satrapit Sllobodan Millosheviq. Kjo u bë nën trysninë tepër të madhe të forcave policore e ushtarake dhe gjendjes së jashtëzakonshme të një shtetërrethimimi të hekurt dhe më mizori në kohën e filleve demokratke në Evropë. Tani pas suprimimit të autonomisë së vitit 1974, regjimi i pushtetit serb që ishte vendosur pas 23 marsit të vitit 1989, filloi diferencimin nëpër shkollat e Kosovës për të gjithë ata që kishin diskutuar dhe kundërshtuar ndryshimet kushtetuese në tubimet e nëntorit të vitit 1988 që ishin organizuar nga organet legjitime të Kosovës së asaj kohe. Disa prej nesh që nuk u penduam menjëherë u diferencuam e pastaj u suspenduan dhe na u ndalua hyrja në objektet shkollore. Ngase dhjetë veta nuk kishin votuar për ndryshimet kushtetuese të Kushtetutës së vitit 1974 është arsyeja pse u ndërruan delegatët e Kuvedit të Kosovës. Ata dhjetë veta që nuk pranuan ti trdhtojn interesat kombëtare ishin: Melihate Tërmkolli, Riza Lluka, Bajram Buqani, Mehdi Uka, Agim Kastrati, Shkëlzen Gusia, Sadik Zuka, Ukë Bytyqi, Remzi Hasani, Menduh R. Shoshi, Ejup Qorri, Hysen Shabani,Avdi Berisha e ndonjë tjetër dhe kërkoj falje që nuk ua di emrat.
Ndërkaq, më 14 dhjetor të vitit 1989 filloi shkatrrimi i Jugosllavisë AVNOJ-iste, pasi që anëtarët e delagacionit slloven dhe kroat pas shumë mosmarrveshjeve me deputetët serbë, u larguan nga Kuvendi Jugosllav.
Populli i Kosovës, i gjetur menjëherë pas shkatrrimit të Jugosllavisë jaltiste, avnojiste, titiste, pra, pas 14 dhjetorit të vitit 1989 kur delegacioni i Kroacisë dhe Sllovenisë u larguan nga Kuvendi Jugosllav, Kosova, siç u tha më lart, gjendej në një shtetrrethim nga ripushtimi serbo-jugosllav pas ripushtimit të katërt të Kosovës më 23 mars të vitit 1989. Mirëpo, populli shqiptar nuk u pajtua me atë gjendje, andaj sikur edhe në historitë e mëhershme ai e vazhdoi rrugën e çlirimit. Mirëpo, ajo rrugë e çlirimit nga sundimi i ri serbo-jugosllav nuk ishte e lehtë, sepse me të mbaruar funksionimi normal i ish federatës jugosllave, nisi lufta e sllovenëve, kroatëve e boshnjakëve për fomimin e shteteve nacionale. Ishte një periudhë e pa kohë, për ne shqiptarët në të cilën periudhë Jugosllavia, përkatësisht Serbia, e thelluan sundimin mbi popullin e Kosovës dhe përgjithësisht mbi popullin shqiptar i ndarë nga trungu shqiptar. Në ato rrethana, vetëdija kombëtare e shqiptarëve për çlirim ishte e madhe dhe veçmas pas agimit të erërave demokratike të Evropës të viteve të nëntëdhjeta që fryenin edhe në Kosovë. Po thuaj në të gjitha qytetet e Kosovës shqiptarët dilnin në protesta për t’i bërë sfidë agimit të pushtetërisë së demokracisë në lindje, erërat e së cilës kishin nisur të fryenin edhe në Kosovë për t’i shkrirë akullnajat në zemrat tona të ngrira e të përvuajtura, por të mëdha, sepse kishin përjetuar lloj lloj dhune, masakre e gjenocidi. Në ato rrethana tepër të rënda, veçmas për shqiptarët e Kosovës, pos disa partive të vogla, themelohet Lidhja Demokratike e Kosovës, e formuar më 23 dhjetor të vitit 1989 në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, i cili pas këshillimit me senatorë dhe kongresmenë amerikanë para faktorit ndërkombëtar, rrrugën e çlirimit dhe lirinë e Kosovës i parashihte përmes rrugës paqësore. Ai nuk e pranoi ofertën e kroatëve për të hyrë në luftë së bashku kundër serbëve, që nga rrjedhat e mëvonshme doli se kishte pasur të drejt. Këtë e vërteton edhe dialogu i Shuvarit me Tugjmanin, ku Shuvari në mes tjerash i thotë Tugjmanit “unë bëra përpjekje ta ndezi luftën në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë për gjashtëmbëdhjetë vjet rresht. Pra, populli i Kosovës, pavarësisht rrethanave shumë të pavolitshme për ta, asnjëherë nuk u gjunjëzua nga terrori politik, ushtarak, policor dhe ideologjik i shtetit jugosllav, përkatësisht i Serbisë nga viti 1912 e deri në fitorën përfundimtare në vitin 1999. Mbi këtë qëndrim heroik, do të thoshim, të pamposhtur të popullit tonë, betejë pas beteje të udhëhequra nga liridashësit shqiptarë u ngritën themelet, jo vetëm të rezistencës sonë kombëtare, por edhe të kundërshtimit të rreptë kundër atij pushtimi serbosllav. Të gjitha ato veprimtari, i gjithë ai aktivitet i rezistencës shqiptare, i prirë nga lëvizjet ilegale për çlirimin e shqiptarëve i dha shpirt, i dha zemër, i dha fuqi rezistencës sonë kombëtare mbi dymijë vjeçare, e cila me zhvillimet e viteve të 90-ta e fuqizoi epopenë e lavdishme të rezistencës sonë kombëtare ndaj ripushtimit serbo-jugosllav. Rol të madh në këtë drejtim ka luajtur edhe mërgata shqiptare në Evropë , në SHBA dhe e vendeve tjera të cilët nuk kursyen asgjë, madje as jetën për çlirimin e Kosovës. Rol të rëndësishem në rrugën e 7 shtatorit ka dhënë edhe Lëvizja gjithëpopullore shqiptare për faljen e gjaqeve 1990-1992, Akademia e Shkencave dbe e Arteve e Kosovës (ASHAK), e cila kishte nxjerr Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut dhe Kushtetutën e 7 shtatorit të vitit 1990.
Gjithnjë, në këtë pikë dhe në mbështetje të delagatëve të Kuvendit të Kosovës, Shoqata e Historianëve të Kosovës, kishte organizuar një tribunë me titull “Kosova para dhe pas vitit 1945”, mbajtur më 25 dhe 26 qershor të vitit 1990, ku mernin pjesë studiues të historisë dhe shkencave juridike. Aty merrnin pjesë edhe një pjesë e stafit të ashtuquajtur të Luftës Nacional Çlirimtare (LNÇ) . Në atë Tribunë ka pasur shumë diskutime të ashpra kontradiktore dhe shumë mospajtime në mes të udhëheqësve të ish Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës dhe pjesëmarrsve e studiuesve të shkollës së re historiografike të Kosovës. Në fund, pjesëmarrësit e Tribunës caktuan një grup që të hartojë një dokument me disa kërkesa të qarta në mbështetje të Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Kaçanikut delegatëve të Kuvendit që duhej të përfaqësonin vullnetin politik të popullit të Kosovës. Grupi i caktuar nga pjesëmarrsit e Tribunës kishin nxjerr një dokument ku kishin shtruar disa kërkesa.
Hartimi i këtij dokumenti për kohën kur u hartua ishte shumë i rëndësishëm, sepse qartësonte rrugën kah duhet të ecë çështja kombëtare dhe obligimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj popullit dhe ardhmërisë kombëtare shqiptare.
Pa dyshim, një frymëzim i madh, një përkrahje të madhe morale dhe kombëtare deputetëve të Kuvendit të Kosovës i dha edhe përkrahja nga Lëvizja Gjithëpopullore Shqiptare për faljen e gjaqeve që tubonte rreth vetes deri në 500 mijë shqiptarë, mbështetja e vendosur që i erdhi nga ASHAK-u që hartuan-përpiluan Deklaratën Kushtetuese të Kosovës për 2 korrikun dhe 7 shtatorin të vitit 1990, kërkesat e Tribunës shkencore të Institutit të Historisë së Kosovës, mbajtur më 25 dhe 26 qershor 1990, që aso kohe shprehnin vullnetin e botës shqiptare kudo që jetonin.
Prandaj, shikuar nga distanca kohore historike, 32 vjet më pas, mund të themi se një ndër arritjet më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës me 7 shtatorin e vitit 1990 ishte arritja e shkallës së re të ndërgjegjësimit tonë kombëtar në luftën tonë të pamposhtur në rrugën drejt çlirimit përfundimtar. Së këndejmi,kjo Kushtetuta për Republikën e Kosovës e shpallur në Kaçanikë më 7 shtator të vitit 1990 i ka hapur rrugë edhe proceseve tjera juridike që rrjedhin drejt shpalljes së Referndumit për Pavarësinë e Kosovës, Zgjedhjeve të lira në Kosovë etj. Gjithashtu Kushtetuta e Kaçanikut ka ndikuar dhe ka shtyrë të gjitha proceset demokratike dhe juridike drejt shtetësisë së Kosovës dhe formimin e insitucioneve shtetërore të Kosovës së asaj kohe