Remzi Ejupi takon presidentin e UEFA-s

Presidenti aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka marrë pjesë sot në Asamblenë e 27-të të Asosacionit Evropian të Klubeve.

Asambleja në fjalë u organizua sot në Vjenë të Austrisë.

Ejupi atje u takua edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin tha se e njoftoi në detaje rreth përpjekjeve që po bëjmë si shtet i ri për forcimin e futbollit të Kosovës dhe klubeve tona.

Kurse, me presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç, tha se negociuan për bashkëpunim ndërmjet klubeve. 

Postimi i plotë nga Ejupi:

“Sot pata nderin që ta përfaqësoj FC Prishtinën në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve (Europian Club Associaction) që u organizua në Vjenë të Austrisë.

Në Asamble u diskutua në veçanti stabiliteti financiar i klubeve dhe shumë çështje të tjera. 

Pata nderin dhe kënaqësinë që të takohem me presidentin UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin e njoftova në detaje rreth përpjekjeve që po bëjmë si shtet i ri për forcimin e futbollit të Kosovës dhe klubeve tona. 

Ishte interesante biseda rreth situatës së fundit alarmante në Federatën e Futbollit të Kosovës ku Ceferin tha se të gjithë po thirren në emrin e tij dhe të institucionit që e drejton. 

Ndjehem më fat që njoha nga afër edhe dy njerëz shumë të suksesshëm, presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili e drejtoi Asamblenë e Përgjithshme ku morën pjesën 247 klube evropiane si dhe legjendën e portës së Gjermanisë, Oliver Kahn, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit Evropian të klubeve.

Ndërkohë, me presidentin e Fenerbahçe, Ali Koç, negociuam për bashkëpunim ndërmjet klubeve tona. Tashmë te ky klub Kosova ka lënë emër të mirë pasi që me shumë sukses është paraqitur sulmuesi ynë, Vedat Muriqi”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykatësi shikon mundësinë që ish-Presidenti Trump të ketë kryer vepra penale

Story i radhës

Ja si të pastroni një rende dhe t’ia ktheni shkëlqimin

Të fundit nga