Ja si të pastroni një rende dhe t’ia ktheni shkëlqimin

Në më pak se dy minuta do të duket si e re.

Pastrimi i rendes është i vështirë për shumë amvisa. Procesi i pastrimit të rendes mund të jetë i ndërlikuar, shpesh i dhimbshëm.

Djathi apo çdo ushqim tjetër nuk mund të hiqet lehtë nga rendja dhe pothuajse gjithmonë vërehet të paktën një mbetje e vogël ushqimi.

Problemi i zakonshëm i kësaj ene kuzhine është gjithashtu se e humbet shkëlqimin shumë shpejt dhe detergjenti për larjen e enëve, në këtë rast, nuk ndihmon.

Për fat të mirë, ka një zgjidhje për të dy problemet, dhe zgjidhja është në kuzhinën dhe banjën tuaj. Po, e lexuat mirë. Kur bashkohen furça e dhëmbëve, limoni dhe kripa, mbetjet e ushqimit nuk kanë asnjë shans.

Kur të keni mbaruar përdorimin e rendes, me furçë dhëmbësh pastroni rendet. Më pas, gjysmën e limonit zhyteni në kripë dhe fërkoni rendet, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Remzi Ejupi takon presidentin e UEFA-s

Story i radhës

Manovrat më të mëdha të NATO-s me 30 mijë ushtarë/ Flet kryeministri norvegjez: Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë

Të fundit nga